Radio Televizioni i Maqedonisë dhe Televizioni Kombëtar bullgar kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilën do të shkëmbehen lajme, muzikë, argëtim, programe kulturore dhe edukative në një mënyrë reciproke.
“Ne do të vazhdojmë të shkëmbejmë programe në fushën e turizmit, kulturës, arsimit, muzikës, informacioneve ditore dhe lajmeve. Ne duam të hapim një korrespondencë në Sofje së shpejti, shpresoj që ‘BNT’ të hapë edhe një korrespondencë në Shkup, në Maqedoni, në mënyrë që në një mënyrë të përbashkët të mund t’i sjellim televizionet sa më afër që të jetë e mundur”, tha drejtori i RTM-së, Marjan Cvetkovski.
Sipas drejtorit të BNT, Emil Koshlukov, ndërsa politikanët merren me politikë, historianë me histori, ne bëjmë televizion.
“Kjo është një marrëveshje me Televizionin Publik të Maqedonisë, me të cilin shpresojmë se do të fillojmë të punojmë më aktivisht, për të shkëmbyer përmbajtje midis dy televizioneve tona”, Koshlukov./Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...