Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme në orën 16:10, pas një raporti të mëparshëm, efektivët e policisë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kanë kryer një kontroll në një restorant në Tetovë, në pronësi të personit K.K. (35) nga Tetova.
“Gjatë kontrollit, është arritur në përfundimin se objekti nuk kishte respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë, gjegjësisht kishte organizuar një dasmë në të cilën ishin të pranishëm rreth 110 persona të ftuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se dasma është ndërpre menjëherë dhe objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.
“Pronari K.K. është privuar nga liria dhe është mbajt në Stacionin policor Tetovë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, thuhet në fund të njoftimit të policisë.
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut