Kombëtarja e Kosovës ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 të dielën mbrëma ndaj Andorrës në kuadër të një ndeshje miqësore e planifikuar për muajin qershor.
Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe debutuesi Valmir Matoshi, ishin tre realizatorët e golave për “Dardanët”, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme, Federata e Futbollit të Kosovës, ka publikuar një video me momente më të mira nga ajo ndeshje.
FFK këtë fitore ia dedikon futbollistit të ndjerë Fatjon Bunjaku, i cili vdiq pas një aksidenti tragjik me makinë që pësoi.
“Një mbrëmje emocionesh të përziera, ku Dardanët arritën një fitore bindëse, por me zemra të rënduara nga humbja e ish-futbollistit të Kosovës U21, Fatjon Bunjaku, i cili ndërroi jetë tragjikisht në ditën e ndeshjes.”
“Fitorja, me golat e shënuar nga Fisnik Asllani, Albion Rrahmani dhe Valmir Matoshi, iu dedikua Fatjonit, në shenjë respekti dhe kujtimi për kontributin e tij.”
“Pushofsh në paqe, Fatjon”, thuhet në postimin e FFK-së.
Kosova shtatë ditët e fundit zhvilloi edhe një miqësore ndaj Çekisë të cilën e humbi 2-1.
“Dardanët” rikthehen në fushë në muajin shtator ku do të nisin kampanjën e Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në grup me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Ndeshja e parë është ndaj irlandezëve në Prishtinë me 24 shtator./Arbresh.info
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...