Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e Juventusit

18:27 | 8 Qershor 2026
D.H

Juventus ka vendosur Emiliano Martínez në krye të listës së objektivave për pozitën e portierit të ri.

Sipas raportimeve, klubi torinez ka bërë tashmë kontaktet e para me portierin e Aston Villa, ndërsa ai konsiderohet si zgjedhja kryesore për të përforcuar portën në afatin kalimtar, shkruan Arbresh.info.

Problemi kryesor në këtë operacion mbetet paga e lartë e argjentinasit, e cila mund të komplikojë negociatat mes palëve.

Megjithatë, bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, pasi Juventusi është i vendosur ta sjellë në Torino.

Pas dështimit të mundshëm për të siguruar Alisson Becker, klubi italian e ka kthyer fokusin te Martínez si prioritet absolut për portën.

Në listën e opsioneve të Juventusit figuron edhe portieri i Tottenham Hotspur, Guglielmo Vicario, i cili shihet si alternativë në rast se marrëveshja me argjentinasin nuk finalizohet.

Juventusi synon të forcojë skuadrën për sezonin e ri dhe portieri i ri shihet si një nga investimet kryesore të verës./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Shpërndaje në rrjete sociale