Policia kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka kaluar kufirin e atij vendi dhe ka shkuar në Serbi të hënën, pavarësisht se ndaj tij është lëshuar një urdhër policor, ndërsa të gjithë pyesin se si ka mundur të ketë ndodhur kjo.
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi një urdhërarrest për Dodik, kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe presidentin e Parlamentit, Nenad Stevandiç, për shkak të faktit se refuzuan t’i përgjigjen ftesave për seancën e kryer nga Prokuroria e Bosnjës për përfundimin e hetimeve penale.
Fletë-arresti, i cili aktualisht është e vlefshme për territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, i detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodikun, Vishkoviçin dhe Stevandiçin kur t’i hasin dhe t’ia dorëzojnë policisë gjyqësore.
Kjo vlen edhe për policinë kufitare, pjesëtarët e së cilës gjejnë dhe ndalojnë pothuajse çdo ditë persona për të cilët janë lëshuar urdhërarrest nga disa gjykata të vendit gjatë kontrolleve të rregullta të kalimit kufitar.
Por, pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të paraqitej në Beograd, ku ishte me Aleksandër Vuçiçin në një tubim të organizuar nga qeveria e tij./abcnews.al
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...