Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s David van Weel, si Kryetar i Komitetit të Menaxhimit të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes kibernetike midis Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.
Ky Memorandum Mirëkuptimi synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin dhe ndihmën në fushën e mbrojtjes kibernetike midis NATO-s dhe autoriteteve kombëtare të mbrojtjes kibernetike.
“Siguria kibernetike është një fushë që ne e marrim shumë seriozisht. Memorandumi i Bashkëpunimit me NATO-n në fushën e mbrojtjes kibernetike mundëson një përgjigje të koordinuar të aleatëve në rast të një sulmi kibernetik dhe është një kontribut serioz në forcimin e kapaciteteve kombëtare për t’u marrë me sulmet kibernetike, si dhe forcimin e rezistencës së Aleancës”, tha ministrja Sheqerinska.
“Mbrojtja kibernetike është një përparësi për NATO-n dhe aleatët e saj. Forcimi i rezistencës ndaj kërcënimeve kibernetike në rritje është kritik dhe ky Memorandum i Bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike që ne nënshkruam me Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm në atë drejtim”, tha Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm van Weel.
Memorandumi i Mirëkuptimit do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe praktikat më të mira, do të përmirësojë parandalimin e incidenteve kibernetike dhe do të ndihmojë në rritjen e rezistencës së Maqedonisë së Veriut ndaj kërcënimeve kibernetike.
Gjithashtu, Memorandumi i Mirëkuptimit do të lehtësojë mbështetjen e ndërsjellë të organeve përgjegjëse për mbrojtjen kibernetike të NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut në rast nevoje./telegrafi
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...