Pas dy orëve në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së është marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të ri në 78 degë partiake të partisë, brifojnë burime të “A1on” nga LSDM.
Do të shpallet konkurs ku do të zgjidhen kryetarët e ri me udhëheqësi të re në degët partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë vendim nuk dop të përfshihen katër apo pesë komuna më të madha ku rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale kanë dhënë rezultate të mira.
Në pjesën e dytë të mbledhjes do të bisedohet për ndryshimet kadrovike të pushtetit ekzekutiv me propozime për ndërrim të ministrave dhe funksionarëve tjerë si pjesë e operacionit “fshesa”, që e paralajmëroi kryeministri Zaev.
LSDM ka marrë vendim edhe për shkarkimin e nënkryetarëve dhe sekretarëve. Duket se pjesë e parë e mbledhjes është përqendruar te partia, ndërsa në pjesën e dytë operacioni “fshesa” do të përfshijë pushtetin ekzekutiv./Telegrafi/
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...