Kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Stefan Janev në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santosht Silva dhe eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji e përsëriti qëndrimin e Bullgarisë për bashkimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimi Evropian, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Sofja.
Temë kryesore, sipas kumtesës nga shërbimi për shtyp i qeverisë Bullgare, ishte perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në fokus të bisedave ishin sfidat që qëndrojë para pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për përmirësimin e dialogut me Republikën e Bullgarisë.
Duke qenë se Portugalia është kryesues aktual me BE-në, nga të ftuarit u shpreh gatishmëri për ndërmjetësim në bisedimet midis dy vendeve.
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...