Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e 12 prillit do të kandidojë në katër njësi zgjedhore edhe atë në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Nimetulla Demiri nga komuna e Studeniçanit. Në njësinë e dytë zgjedhore është nënkryetari i kësaj partie Orhan Ibrahimi.
Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë Sami Rushidi.
Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë Vasfi Doko. Në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe pas tij Fatmire Isaku, Zemri Hasani, Arben Demiri, Frymzim Dauti.
Menduh Thaçi tha se PDSH do të duhet të fitojë pasi që sipas tij me fitoren e PDSH shqiptarët do të jenë të mbrojtur.
“Ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga lufta e vërtetë nga program dhe platformë që e vendosi Arbër Xhaferi , ne dallojmë nga të gjithë ë tjetër edhe në këtë fshatë mund të krijohet opinione të rrejshme se ka disa parti shqiptare ne jemi parti shqiptare të tjerët janë ngatërrestar. Të tjerët nuk kanë asnjë ofertë, nuk kanë platformë dhe nuk kanë kuadro”, deklaroi Thaçi./tv21/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...