Zyrtarë të partisë, deputetë aktualë dhe ish-zyrtarë, ministra, por edhe persona që nuk janë të njohur për publikun, janë paraqitur si donatorë të partive politike gjatë fushatës së 15 korrikut.
Sipas raporteve të paraqitura pranë Zyrës së Kontrollit Shtetëror. Partitë që hynë në Parlament morën donacione gati një milion euro, sipas raporteve të paraqitura pranë Zyrës së Revizionit Shtetëror. VMRO-DPMNE mblodhi më shumë donacione, dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM mblodhi më shumë se dy herë më pak, përcjell INA.
Partitë nga blloku shqiptar kanë marr donacione më modeste.
Për BDI-në, e cila fitoi 15 deputetë në zgjedhje, 12 vetë dhanë donacione. Ata dhanë gjithsej 74 mijë euro.
Raporti i korrigjuar i paraqitur në auditim nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa tregon se ata transferuan 100 mijë euro nga llogaria themelore e zgjedhjeve, dhe një person që dha 1000 denarë paraqitet si dhurues në llogarinë zgjedhore.
Për PDSH-në, 14 persona e hapën kuletën, të cilët dhanë rreth 16 mijë euro. Midis tyre është lideri i partisë Menduh Thaçi, i cili dha pothuajse 3,000 euro.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...