Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane në Kuvendin e Maqedonisë, është takuar sot në Kuvend me Ambasadorin Norvegjez në Maqedoni, Arne Sannes Bjornstand, shkruan arbresh.info.
Grubi dhe Ambasadori Bjornstand këmbyen opinione për gjendjen politike, mbështetjen e Komisionit për Çështje Evropiane, rrugën drejt reformave sistemore si dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
Ambasadori Bjornstand u shpreh i gatshëm që ta ndihmon punën e Komisionit parlamentar i cili do të shqyrton projektet reformuese dhe mirëpriti mënyrën konsensuale të veprimit në kuadër të këtij trupi parlamentar, në veçanti miratimin unanim të Deklaratës për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE.
Deputeti Grubi kërkoi nga Ambasadori Bjornstand që të ndihmon, nëpërmjet të bashkëvendasit të tij sekretarit të përgjithshëm të NATOsë Jens Stoltenberg, në intensifikimin e procesit integrues në NATO dhe të shqyrtohet afatizimi i ftesës së kushtëzuar nga aleanca veriatlantike.
Grubi gjithashtu e njoftoi Ambasadorin për ecurinë e punës në Kuvend, dinamikat e miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe shprehu mbështetje për firmosjen e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bulgarinë./arbresh.info/
Ushtria amerikane shkatërroi komandën e Gardës Revolucionare...
Kurti takohet sërish me Abdixhikun
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Mbahet në Iran funerali solemn për 165 nxënësit të shkollës ...
Franca dërgon fregatë dhe sisteme anti-raketore në Qipro