I dyshuari për vrasje të shumëfishtë dhe plagosje, Aco Martinoviq, ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Vrasjet kanë ndodhur në pesë lokacione të ndryshme – në lokacionin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në lokacionin e katërt dhe të pestë nga një person.
80 plumba janë gjetur në xhepat e Aco Martinoviqit nga Cetinja, pas vdekjes së dyshuarit për vrasjen e 12 bashkëqytetarëve dhe plagosjen e katër të tjerëve, dje në Cetinje. Përveç municionit të gjetur në xhepat e tij, në karikatorin e pistoletës i janë gjetur edhe disa fishekë të kalibrit 9 mm”, mëson jozyrtarisht Vijesti.
Dje, pak pas orës 17:30, në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive, Martinoviq ka vrarë katër persona. Pas kësaj, ai vrau katër persona të tjerë dhe plagosi një person në Bajice dhe më pas vrau dy fëmijë në vendbanimin Humci dhe më pas vrau motrën e tij dhe një person tjetër në Donji Kraji. Mes të vrarëve ishin tre gra dhe dy djem, dy vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç, raporton ky medium.
Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE...
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...