Me shumicën e votave pas një debati dhjetë orësh, Kuvendi shkarkoi dje ministrat e financave dhe vetëqeverisjes lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliun dhe ministrin pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes Ohrit Hazbi Lika.
Gjatë seancës, deputetët konstatuan dorëheqjet e ministrave të bujqësisë dhe kulturës, Ljupço Nikolovski dhe Asaf Ademi, si dhe të ministrit të mjedisit Sadulla Duraku dhe ministri pa resor Zoran Sapuriq.
Në agjendën e vazhdimit të seancës së planifikuar për sot është emërimi i ministrave të rinj. Deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit si ministër të ri të bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Husni Ismaili për Kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjen Lokale, Sadulla Duraku për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet në mes Bashkësive.
Debati për rikonstruimin e propozuar të qeverisë dje kaloi me një debat të ashpër me akuza dhe kundër akuza në mes pozitës dhe opozitës kuvendare. Deputetët konfrontuan gjithashtu edhe për investimet kapitale, marrëveshjen e Prespës dhe proceset e integrimit evropian të vendit./telegrafi
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...