Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha sot në Beograd se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me një traditë të pasur dhe shtoi se Kosova është një Jeruzalem serb.
Në konferencën me rastin e 25-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe ish-Jugosllavisë, respektivisht Serbisë, Daçiç tha se Serbia e vlerëson qëndrimin parimor të Izraelit për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Zonja dhe zotërinj, Kosova është Jerusalemi ynë”, tha Daçiç në një fjalim hyrës.
Ministri serb tha se “vlerësimi personal” i tij është se ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin në kohën e ish-Jugosllavisë ishte një gabim i madh.
Jugosllavia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Izraelin në vitin 1967, gjatë Luftës së Gjashtë Ditëve./gsh/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...