Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, për “Sitel”, theksoi se koncepti i arsimit fillor jep vetëm skicën, ndërsa nga janari do të bëhen kurrikulat.
“Lëndë përputhen absolutisht. Në Amerikë, në Australi, në shkolla private në Maqedoninë e Veriut ekziston ky model. Personat e përfshirë, grupi i punës prej 13 personash absolutisht besojnë në këtë model. Anëtarët e grupit të punës janë njerëz nga shkencat natyrore, nga shkencat shoqërore, njerëz që i kuptojnë sistemet arsimore.
Thirrja për kurrikula do të shpallet në janar. Për momentin kemi një koncept që jep vetëm kontur. Do të ketë një prezantim publik të mërkurën javën e ardhshme. Konceptimi fillon me vendosjen e standardeve kombëtare.
Çdo fëmijë që arrin moshën nëntë vjeç duhet të arrijë një shkrim-lexim të caktuar gjuhësor, të përdorë një gjuhë tjetër, duhet të ketë matematikë, shkenca natyrore dhe teknologji, shkrim-lexim dixhital, zhvillim shoqëror personal, kulturë demokratike dhe qytetari, sipërmarrje dhe shprehje artistike dhe kulturë. Këto janë tetë standardet kombëtare. Nga këtu fillojmë për formimin e lëndëve”, shpjegoi Carovska./telegrafi
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës