Zv. kryeministrja për Çështje Ekonomike, Mila Carovska, u bëri thirrje hotelierëve dhe qytetarëve që të respektojnë protokollin që lejon marrjen e miqve në kafene dhe restorante në kushtet e coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Carovska tha se inspektorët janë në terren dhe kudo që të gjejnë parregullsi, do të ketë sanksione.
“Do të dëshiroja t’u bëj thirrje të gjithë hotelierëve që të respektojnë protokollet për vete kryesisht, por edhe për shëndetin e qytetarëve dhe shëndetin e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Është e rëndësishme që me secilin nga veprimet tona sot, dhe në periudhën tjetër, duhet të tregojmë vetëdijen dhe të përqendrohemi në jetën e re. Pikërisht ato protokolle janë mënyra se si do të na duhet të veprojmë dhe sillemi në periudhën në vijim, në mënyrë që nga njëra anë të mirëmbahet ekonomia vazhdimisht, por nga ana tjetër të mbrojmë shëndetin e qytetarëve.
Inspektorët janë në terren, gjatë ditës së djeshme ata theksuan se kishte një efekt edukative tek të gjithë hotelierët. Sigurisht, për ata që nuk zbatojnë ligjin, inspektorët do të marrin masa më rigoroze”, tha Carovska.
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...