Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë, pasi siç kanë thënë, nuk mund të ulet në dy karrige, duke iu referuar fondeve që merr nga Rusia e në anën tjetër kërkon edhe fonde nga Bashkimi Evropian. Nga Bundestagu gjerman i kanë thënë Serbisë se ajo duhet të jetë e qartë nëse është përcaktuar nga autokracia ruse kineze apo nga liria.
Serbia nuk mund të vazhdojë të “ulet më në dy karrige”. Ky është tashmë një mesazh i prerë dhe i përditshëm nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe disa shteteve anëtare. Brukseli e bën të qartë: një vend kandidat nuk mund të kërkojë mbështetje financiare nga BE-ja, ndërsa në politikën e jashtme dhe energjetike të mbështetet te Rusia apo aktorë të tjerë.
Gjatë vizitës në Beograd, deputetët gjermanë nga radhët e të Gjelbërve theksuan se një shtet që synon anëtarësimin nuk mund të dërgojë sinjale të dyfishta.
VOX: “Serbia duhet të përcaktohet: a është në anën e lirisë apo të autokracive ruse e kineze. Paqartësia po dëmton qytetarët”, thotë Anton Hofreiter, anëtar i Bundestagut.
Pushteti në Beograd përgjigjet me argumentin se harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së ka arritur “65 për qind”, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, thotë se Serbia duhet të shfrytëzojë momentin pozitiv në procesin e zgjerimit.
“Shqipëria tregoi se procesi mund të përshpejtohet. Le të ecim përpara si partnerë dhe, kur të bëhemi anëtare të BE-së do të harmonizohemi plotësisht ne aspektin e politikes se jashtme”, thotë Brnabiq.
Por në Bruksel theksojnë se premtimet nuk mjaftojnë. Raporti i progresit kritikon mos-harmonizimin e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe afrimin e sforcuar me Moskën.
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e përmblodhi mesazhet: “E dua Serbinë në BE, por si një Serbi demokratike. Nuk mund të kërkoni para nga BE-ja dhe njëkohësisht të mbështeteni te gazi rus”.
Zyrtarët evropianë nënvizojnë edhe retorikën anti-evropiane të pushtetit dhe media proqeveritare në Beograd, e cila dëmton perceptimin publik për BE-në. Mesazhi që vjen nga Evropa është gjithnjë më i qartë: pa një orientim të vendosur strategjik, nuk mund të ketë përparim real në procesin e anëtarësimit të Serbisë./rtk
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...