Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, dje me ftesë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, si palë e dëmtuar, paraqiti një deklaratë me shkrim në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale.
Bëhet fjalë për rastin e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”.
“Me të ashtuquajturën Prokuroria Speciale Publike (PSP) kam marrë një vërtetim për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve të mia, unë informoj Gjykatën se ndihem i dëmtuar për shkak të përgjimit të paligjshëm, domethënë “përgjimi i bisedave të mia telefonike për një periudhë të gjatë kohe.
Gjithashtu nëse pas procedimit në Gjykatë vërtetohet përgjegjësia dhe ofruesi i shërbimit të telekomunikacionit (ONE/VIP/A1), përdoruesi i të cilit është Apasiev, dhe në numrin e telefonit të të cilit është aplikuar në mënyrë të paligjshme një masë e posaçme hetimore për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale, ai gjithashtu paraqet një kërkesë për dëmshpërblim nga kompania për dëmin që ai ka pësuar”, thuhet në deklaratën e Apasievit./Telegrafi/
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...