Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në bashkëpunim me MPB-në ka ndërmarrë aksion për të ndaluar persona të dyshimtë në më shumë lokacione të Shkupit.
Pas disa muajve procedurë para-hetimore, sot me urdhër të prokurorit publik deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është ndërmarrë aksion policor. Midis të dyshuarve janë edhe ish-funksionarë të lartë, të punësuar në administratën shtetërore të cilët kanë kryer punë në interes publik. Gjatë ditës priten detaje më të hollësishme nga MPB-ja.
Alsat mëson gjithashtu se bëhet fjalë për më shumë se 10 persona, ish-funskionarë, nëpunës shtetërore dhe punonjës të tjerë.
Një pjesë e tyre janë ndaluar, ndërsa për një pjesë tjetër vazhdon operacioni policor.
Sipas të dhënave të Alsat, personat janë të gjithë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa veprat janë kryer gjatë periudhës së ish-ministrit Mile Janakievski.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...