Në pyetjen se si është komunikimi me kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e koalicionit qeveritar, i pari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se ky komunikim është i rregullt dhe i mirë.
“Kemi komunikim të rregullt, bashkëpunim të mirë, ndajmë mendime të përbashkëta për gjitha situatat në vend, pra janë në kuadër të normalitetit dhe është një komunikim i mirë”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt” në Alsat-M.
Ai mes tjerash ka folur edhe për raportet me BESËN dhe PDSH-në, tanimë pjesë të koalicionit qeveritar.
“Sigurisht se ka qenë i mirëpritur angazhimi i tyre, kemi ndarë mendime se duhet të rritet shumica në Kuvend për këto procese, pra me rëndësi ka qenë që edhe partritë tjera shqiptare të kyçen në procese, sa janë këto të rëndësishme për partinë tonë aq janë edhe të rëndësishme këto procese edhe për PDSH-në dhe e kemi përshëndetur këtë”, ka thënë Ahmeti./medial.mk
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...