Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se nuk ka biseduar me presidentin Milo Gjukanoviq, por opsioni i qeverisë minoritare ka ekzistuar edhe më parë.
Megjithatë, ai ka shprehur dyshimin nëse një gjë e tillë do të mund të funksionojë, pasi që, sipas tij, qeveria ekzistuese funksionon, përcjell Telegrafi.
“Është dëgjuar shumë, a mund të bëhet një qeveri teknike, pakicë, politike, rindërtim… Në këtë moment nuk e shoh që diçka është e sigurt. E kam thënë edhe më parë, pavarësisht disa interpretimeve mediatike, GP URA nuk i shmanget dialogut… Humbëm dy muaj rreth historisë së rindërtimit, e cila u braktis përfundimisht nga kolegët”. tha ai.
Ai tha gjithashtu se zgjedhjet e reja janë një opsion i pastër dhe se asnjë nuk duhet refuzuar paraprakisht si të pamundur.
“Ne jemi subjekte të ndryshme politike, kemi vizion të ndryshëm dhe kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Unë i respektoj të gjithë…”, ka thënë tutje Abazoviq.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim