Secili prej nesh ka një person, të cilin nuk e duron dot pavarësisht se çfarë bën ai. Vetëm prania e tij të bën të ndihesh i acaruar dhe i bezdisur pa masë.
Për të shmangur fërkimet me këta persona na vjen në ndihmë horoskopi. Duke njohur se cila është ajo shenjë me të cilën nuk shkoni asnjëherë, do të keni mundësinë të tregoheni më të rezervuar në raport me të.
Binjakët kanë Bricjapin – Binjakët janë tepër komunikues, flasin me të gjithë, por nganjëherë janë kokëfortë. Shenja me të cilën ata nuk mund të shkojnë fare është Bricjapi. Ky i fundit urren të dëgjojë fjalimet e tyre të pafundme dhe nuk pranon mendjemadhësinë e tyre.
Luani ka Virgjëreshën – Midis Luanit dhe Virgjëreshës është një luftë e vërtetë për të fituar pushtet. Luanët urrejnë ata që përpiqen të arrijnë gjithmonë përsosmërinë ashtu siç bëjnë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës.
Peshorja ka Ujorin – Peshorja dhe Ujori janë dy shenja të papajtueshme dhe arsyeja është shumë e thjeshtë: e para do të jetë e lavdëruar gjatë gjithë kohës, ndërsa tjetra i ur ren sentimentalizmat e kota. Sigurisht, ekzistojnë përjashtime, por Peshoret duan dikë pranë tyre që nuk është i ftohtë dhe i shkëputur si Ujori./lexo/
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës