Në Greqi, masat për parandalimin e koronavirusit do të hiqen, megjithatë, plazhet greke do të kenë një ndryshim radikal.
Shkencëtarët thonë se virusi nuk transmetohet lehtë përmes ujit, por zëdhënësi dhe infektologu i ministrisë greke të Shëndetësisë Sotiris Ciodras pretendon se noti në zona pa prezencën e shumë njerëzve ka rrezik të vogël, shkruajnë mediat greke, transmeton portal arbresh.info
Sipas Greek Reporter, masat që do të merren për turizmin gjatë këtij viti janë shumë të domosdoshme.

Autoritetet janë duke shqyrtuar që në plazhet e organizuara të bëhet hyrja individuale për të shmangur turmën, shezlonet do të pastrohen me dezinfektues të veçantë, ruajtja e distancës do të jetë rreth 3 metra nga shezlonët dhe do të bëhet prenotim paraprak për to.
Plazhet do të jenë përfundimisht të zbrazëta gjatë muajit maj, pasi sezona pritet të fillojë në muajin qershor.
Gjithashtu Greqia do të lejojë që vetëm turistët nga disa vende të caktuara të lejohen të hyjnë në vend./arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...