Në tërë territorin e Republikës së Kosovës, sot u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale.
43,82 për qind e votuesve me të drejtë vote, kanë votuar sot për të preferuarin e tyre për kryetar komune në tërë komunat e Kosovës.
Siç edhe pritej, në kryeqytet është zhvilluar një garë e ngushtë në mes Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit të LDK-së, të cilët do të garojnë sërish në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve që do të mbahet më 19 nëntor.
Deri tash, kur ende po vazhdon procesi i numërimit të votave nga KQZ, Shpend Ahmeti i VV-së ka arritur të marrë 44,52 për qind apo 29,063 vota, ndërkaq Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 35,89 për qind apo 23,430 vota, shkruan Telegrafi.
Pra, diferenca deri më tani në mes Ahmetit e Abrashit është 5,633 vota (8,63 në përqindje).
Kujtojmë se edhe në zgjedhjet lokale të 2013-ës, para shkuarjes në balotazh, VV dhe LDK kishin një garë të ngushtë. Atë kohë, kandidati i LDK-së, Isa Mustafa, kishte arritur të marrë 42,75 për qind apo 37,755 vota, kurse Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje 31,89 për qind apo 27 mijë e 415 vota. Pra, diferenca në 2013-ën mes Mustafës dhe Ahmetit ishte 10,340 vota (10.86 në përqindje).

Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...