Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka reaguar pas lirimit të Bedri Krasniqit, nga akuzat për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë,
Zeka tha se vendi ka akoma vend për shpresë dhe se ka gjykatës me fytyrë e dinjitet, duke shtuar se të mbahet një njeri kaq vite në burg vetëm për fjalë të dikujt tjetër është krim më i madh se sa qindra vrasje.
“Ka shpresë se ky vend ka gjykatës me fytyrë e dinjitet. Mu mbajte njeriu kaq vite në burg vetëm për llafet e dikujt, është krim ma i madh se sa qindra vrasje. Bedri Krasniqi është vrasja e ndërgjegjes të shumë faqezive në Kosovë”, ka shkruar Zeka në Facebook, përcjell Arbresh.info
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bedri Krasniqit lidhur me akuzën për vrasjen e dy zyrtarëve policorë në vitin 2004 në Podujevë, kurse Alban Dezdari u dënua me 8 vjet burgim për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”.
Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.
Sipas aktgjykimit, nuk është provuar se Krasniqi ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.
Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të gjykatës.
Kurse, Dezdari u shpall fajtor dhe u dënua me 8 vjet burigm për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje”, kurse u lirua nga akuza për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”.
Të njëjtit do t’i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.
Ndryshe, të akuzuar në këtë rast për vrasjen e zyrtarëve policorë kishin qenë edhe Bajram Kiqmari dhe Faik Shaqiri, mirëpo Gjykata Supreme në shtator 2017, kishte nxjerrë aktvendim për lirimin e tyre, pasi sipas kësaj gjykate, dy të akuzuarit ishin gjykuar vite më parë rreth kësaj ngjarjeje dhe se ekziston një aktgjykim për pushimin e hetimeve kundër tyre./Arbresh.info/
lexo edhe:
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve në Podujevë
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...