Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe Policisë së Kosovës, pasi të martën në mbrëmje u vra polici Muhamed Lika.
Ilazi në një postim në Facebook thotë se janë tronditur nga ngjarja e fundit në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika.
“Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika.
Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës.
Lutemi që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, e shpirti i tij pushoftë i qetë në paqen e paskajme”, shkruan ai.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës