Një vjedhje e rëndë është raportuar të enjten në qytetin e Gjilanit, ku persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një qendër tregtare dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, një menaxhere e qendrës ka deklaruar se tre persona të panjohur, të maskuar dhe duke përdorur forcë fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe hapur derën e kasafortës.
Nga vendi i ngjarjes dyshohet se janë marrë rreth 12 mijë euro para të gatshme, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.
Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Gjilan 21.05.2026 – 03:13. Ankuesja menaxhere në një qendër tregtare, ka raportuar se tre persona të panjohur dhe të maskuar duke përdorur forcën fizike dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe kanë hapur derën e kasafortës dhe kanë arritur të vjedhin rreth 12.000 € para të gatshme./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë