Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Sipas të dhënave të publikuara, numri i përgjithshëm i shtetasve me të drejtë vote në këtë proces zgjedhor është 2,092,174 votues, që përbën një rritje prej 15,884 votuesish krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Prej tyre, 1,959,962 votues janë të regjistruar për votim brenda Kosovës, ndërsa 132,212 votues janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. Nga diaspora, 100,970 votues do të votojnë përmes postës, 3,518 përmes kutive postare në Kosovë, ndërsa 27,724 do të votojnë fizikisht në përfaqësi diplomatike.
KQZ po ashtu bën të ditur se 22,685 qytetarë do të votojnë për herë të parë, prej të cilëve 16,934 kanë mbushur moshën 18 vjeç pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa pjesa tjetër janë regjistruar rishtazi ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.
Sipas të dhënave, nga kjo grup i votuesve të rinj, 51.68% janë meshkuj dhe 48.31% femra.
Ndërkohë, nga lista votuese janë larguar gjithsej 6,801 votues, përfshirë persona të vdekur, persona që kanë humbur shtetësinë dhe raste të tjera administrative.
Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 949 Qendra Votimi me 2,550 vendvotime, ndërsa votimi me kusht do të organizohet në 38 qendra.
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...
Zyrtare: Alvaro Arbeloa njofton largimin nga Real Madridi