Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetimet

10:56 | 22 Maj 2026
E.K

Në Obiliq është raportuar një rast i zhdukjes së një personi, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ankuesja ka deklaruar se ishte së bashku me motrën e saj, e cila në një moment është larguar në drejtim të panjohur dhe më pas nuk është arritur të kontaktohet apo të gjendet.

Obiliq 20.05.2026 – 11:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kishte qenë së bashku me motrën e saj, e cili për një moment ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk kishte mundur ta gjejë më. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet./Arbresh.info