Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në qarkoren Radishan–Prishtinë–Mirkovcë në Maqedoninë e Veriut, ku janë përfshirë një veturë e tipit BMW dhe një kamion me targa të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni të Veriut, përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fuqishme, ndërsa menjëherë pas goditjes vetura BMW është përfshirë nga flakët. Si pasojë, katër personat që ndodheshin brenda automjetit kanë humbur jetën në vendngjarje.
“Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti BMW të përfshihet menjëherë nga flakët. Katër personat që ndodheshin brenda veturës nuk kanë arritur të shpëtojnë”, raportojnë mediat.
Nga goditja e fuqishme, edhe kamioni me targa të Kosovës ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar pranë anës së qarkores.
“Ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me gjendjen e drejtuesit të kamionit apo identitetin e viktimave”, thuhet në raportimet fillestare nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje kanë dalë njësi të shumta policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë