Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës.
Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu tha se Kosova u paraqit me sukses në Turkish WAKO World Cup në Antalya, një nga garat më të mëdha ndërkombëtare të kick box-it, me rreth 3 mijë garues nga mbi 40 shtete.
“Sot, në shenjë vlerësimi institucional, ndava mirënjohje për Federatën e Kickbox-it të Kosovës, për medalistët Art Dulaj, Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti, si dhe për sportistët që përfaqësuan Republikën e Kosovës në këtë garë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Ajo më tej ka thënë se Art Dulaj fitoi medaljen e artë në Full Contact me tri fitore, të tria me nokaut. Artor Mehmeti dhe Nart Mehmeti siguruan medalje të bronzta në Lowkick, pas kualifikimit në gjysmëfinale me rezultat bindës 3:0.
“Kosova u përfaqësua denjësisht edhe në referim, përmes Albin Musës, pjesë e panelit ndërkombëtar të gjyqtarëve. Mirënjohje edhe për Kryetarin Fatmir Makolli, si dhe për selektorët Nesret Salihaj dhe Ilir Menxhiqi, për drejtimin dhe punën me sportistët tanë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Sipas saj, nga garuesi te trajneri, nga gjyqtari te federata, ky sukses dëshmon se përfaqësimi dinjitoz i Kosovës ndërtohet me disiplinë, përkushtim dhe punë të përbashkët.
KQZ certifikon listën votuese për zgjedhjet e 7 qershorit, m...
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...