Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi.
Në këtë takim, Ministri Vitia dhe Ambasadori Minxhozi biseduan për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë dhe për koordinimin e aktiviteteve për një përgjigje sa më efektive ndaj situatës epidemiologjike me Koronavirus Covid-19.
Në këtë takim, Ministri Vitia ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë që qytetarëve të zonave veriore të Shqipërisë t’u mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të Kosovës, në komunat Gjakovë e Prizren.
“Kjo është pjesë e një bashkëpunimi midis dy shteteve në shëndetësi, por edhe obligim vllezëror për të ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Ministri Vitia.
Ambasadori Minxhozi nga ana e tij ka falënderuar Ministrin Vitia dhe MSh-në për gatishmërinë për të kontribuar në fuqizimin e bashkëpunimit në interes të qytetarëve të dy shteteve./arbresh.info/
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon