Mandatimi i Glauk Konjufcës për kryeministër të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka sjellë reagime të shumta nga opozita.
Subjektet politike në vend, këtë veprim të VV-së po e shohin si humbje kohe dhe asgjë të re për dalje nga kriza politike dhe eliminim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, raporton Arbresh.info.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu -Shoshi ka ironizuar me veprimin e VV-së, duke u shphrehur :Ali Hoxha-Hoxhë Alia.
Propozimi i Konjfcës, sipas saj, veç e thellon krizën në të cilën ndodhet vendi.
“Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë. Populli mat me punë, besim e drejtësi!”, shkruan Musliu-Shoshi./Arbresh.info/
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...