Në shtatë vjetorin e rënies, heroi Enver Zymberi është përkujtuar edhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ai ka thënë se polici Zymberi do të kujtohet gjithnjë me krenari si hero që dëshmoi dashuri për atdheun.
“Enver Zymberi, në korrik të vitit 2011, ra në mbrojtje të sovranitetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ai do të kujtohet gjithmonë me krenari si një hero që dëshmoi dashurinë për atdheun dhe që me guxim u flijua për ruajtjen e territorit të shtetit tonë. Kosova do t’i nderojë përherë të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e saj, duke respektuar amanetin e tyre për një shtet sovran”, shkroi Veseli.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës