Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë munguar pardje, ditën kur duhej të votohej demarkacioni. Kjo ka bërë që të shtyhet për një kohë votimi dhe në fund të dështojë edhe seanca e cila është shtyrë për javën tjetër.
Deputeti nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, i cili ka qenë pjesë e delegacionit, ka arsyetuar se grupi i deputetëve ka qenë duke u kthyer atë ditë, derisa më pas kanë marrë informacion se edhe Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk do të ketë votim gjatë ditës.
Por, kryetari Kadri Veseli ka paralajmëruar masa ndëshkuese për deputetët që munguan.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit një ditë më herët ka kërkuar që të kthehen deputetët, nuk jeni kthyer jeni në shpenzimet e juaja. Keni bërë foto si patriotike e të tjera, por këtë duhet ta dini”, ka thënë Veseli.
Jasir Asani është larguar nga Irani pas ngjarjeve të fundit:...
Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Si e arsyetoi Gjykata vendimin që tre të dyshuarit që u kapë...
Forcimi i ligjshmërisë së komunave, Krasniqi nënshkruan rreg...
Kosova dhe Luksemburgu drejt thellimit të bashkëpunimit në m...
Slogane nacionaliste vendosen në objektin e Ambasadës së Kos...