Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka kujtuar betejën e Koshares, e cila para 19 vjetëve arriti të shemb kufirin e dhunshëm ndërmjet shqiptarëve.
Statusi i plotë i Veselit:
Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të “Brigadës 138 Agim Ramadani”. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë.
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...