Mbrëmjen e së premtes një fëmijë rreth 1-vjeçar ka vdekur në QKUK.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë sqarimin se si erdhi deri te vdekja e fëmijës, i cili ishte sjell nga Spitali i Gjakovës në gjendje të rëndë.
Sipas ShSKUK-së, menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmijës, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.
Sipas raportit të Klinikës Infektive, fëmija, me autoambulancë është sjell në ora 22:50 në Klinikën Infektive, me gjendje shumë të rënduar, me diagnozë sepsis meningococica (infeksion i rëndë që kishte përfshirë krejt sipërfaqen trupore).
“Nga mjekët kujdestar fëmijës menjëherë i ofrohet gjithë kujdesi i nevojshëm mjekësor dhe dërgohet në Repart për reagim të shpejtë, pa humbur kohë me procedura administrative në pranim. Fëmija vendoset në oksigjeno-terapi, bazuar në protokollet mjekësore”, thuhet tutje në sqarimin e ShSKUK-së.
“Përkundër masave reanimatore, gjendja e fëmijës vazhdimisht rëndohej edhe me rënie parametrave vital, ku në ora 23:40 përkundër kujdesit të vazhdueshëm, fëmija vdes”.
“Fëmijës i është ofruar gjithë kujdesi i duhur dhe i nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte”.
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...