Në Prizren është raportuar një rast i dëmtimit të një lokali mobilerie, ku persona të panjohur fillimisht kanë thyer xhamin e objektit dhe më pas i kanë vënë zjarrin.
Sipas Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekiç si provë materiale.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa vlera e tyre nuk dihet ende.
“Rr. Prishtina, Prizren / 17.05.2026 – 11:45. Ankuesi m/k ka raportuar se persona të panjohur dyshohet që fillimisht ja kanë dëmtuar-thyer një xham të lokalit mobileri pronë e viktimës, pastaj i kanë vu zjarrin lokalit duke i shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekiç në cilësi të provave materiale. Nuk dihet vlera e dëmeve materiale. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar