Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe veturës në Skenderaj

10:35 | 18 Maj 2026
E.H

Në rrugën “Ali Gashi” në Skenderaj është raportuar një aksident trafiku mes një motori elektrik dhe një veture.

Sipas Policia e Kosovës, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dy femra kosovare që ndodheshin në motorin elektrik.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit, e cila ka goditur pjesën e pasme të veturës.

“Rr. Ali Gashi, Skenderaj / 17.05.2026 – 15:44. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis një motori elektrik dhe veture. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin ditor të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale