Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim sot në 18 maj dy persona si të dyshuar për plagosjen e policit A.K.
Ata janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Në momentin e ngjarjes, polici ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij konflikti, fqinji i efektivit i ka dhunuar dy vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata e kanë qëlluar me armë, por plumbat kapën policin.
Gjatë deklarimeve të pakta që efektivi ka thënë, është shprehur se nuk kishte njoftuar se komshiu i tij kishte thyer masën e sigurisë dhe ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri.
Kujtojmë se Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 00:10 minuta në Shkozë është plagosur një efektiv policie. Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit, kur ka ndodhur ngjarja. 30-vjeçari A.K është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, u bë me dije se polici ka qënë afër banesës së tij i shoqëruar nga fqinji, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qënë pikërisht fqinji i efektivit./tvklan.al
LEXO EDHE:
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...