Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me Kryeministrin e Republikës së Finlandës, Petteri Orpo
Në takim, Kurti e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj Kosovës, në veçanti për përkrahjen e fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe për mbështetjen për avancimin drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Kryeministri në detyrë shprehu mirënjohjen edhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit, duke e cilësuar atë si element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë.
Gjatë takimit u veçua përvoja e Finlandës në konceptin e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, si një model i avancuar i organizimit të shtetit dhe shoqërisë përballë sfidave të sigurisë, model ky që ka miratuar edhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në përmbyllje, të dy kryeministrat riafirmuan gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët./Arbresh.info




Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...