KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit

11:25 | 18 Maj 2026
E.H

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, në një mbledhje të mbajtur të hënën.

Vendimi është marrë me pesë vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë pune.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KPK-së kanë diskutuar gjatë për procesin, duke ngritur çështje rreth vonesave dhe ndikimeve të mundshme në procedurë. Disa anëtarë kanë shprehur shqetësime për mënyrën e zhvillimit të procesit dhe për rolin e institucioneve të tjera në këtë çështje.

Megjithatë, shumica e anëtarëve kanë theksuar nevojën për vazhdimin e procesit dhe plotësimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke e cilësuar mungesën e tij si pengesë për funksionimin e sistemit prokurorial.

Në fund, KPK ka miratuar zyrtarisht shpalljen e konkursit për këtë pozitë të lartë në sistemin e drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale