Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!

11:12 | 18 Maj 2026
E.H

Një rikthim bujshëm që askush nuk e priste! Guruja i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano, ka lëshuar bombën e radhës: José Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madridit.

Me shprehjen e tij ikonike “Here we go!”, Romano ka konfirmuar se gjithçka është mbyllur plotësisht.

Sipas raportimeve të fundit, palët kanë arritur një marrëveshje totale verbale dhe aktualisht po hartohen dokumentet zyrtare që do të hidhen në firmë. Detajet e kontratës dhe plani i lëvizjes

Drejtuesit e klubit mbretëror kanë gati një projekt dyvjeçar për teknikun portugez. “The Special One” pritet të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll menjëherë pas përfundimit të ndeshjes që Real Madrid do të luajë ndaj Athletic Bilbao-s, ku do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave dhe tifozëve merengues.

Ky është një rikthim historik për Mourinhon në “Santiago Bernabeu”, pas aventurës së tij të parë në periudhën 2010-2013, duke ndezur që tani ambientin në kampin madrilen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale