Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Majac të komunës së Podujevës, ku një person ka humbur jetën, ndërsa dy gra kanë mbetur të plagosura.
Viktima është I.B 45-vjeçar nga Obiliqi, ndërsa të plagosura kanë mbetur e dyshuara për kryerjen e aktit dhe gruaja e axhës së saj.
Sipas raportimeve, thuhet se mes viktimës dhe të dyshuarës dyshohet të ketë pasur një lidhje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur kur e dyshuara dhe tani i ndjeri ishin duke u fjalosur në oborrin e shtëpisë derisa ka ndërhyrë gruaja e axhës M.G rreth 68 vjeçe e cila mbeti e plagosur.
LEXO EDHE:
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe viktima dyshohet se ishin në lidhje
Edhe e dyshuara kryesore A.G rreth 30 vjeçe është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetës me armë zjarri pas kryerjes së krimit.
Të plagosurat janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e tyre është shumë e rëndë dhe jo stabile.
LEXO EDHE:
Ai ka bërë të ditur se të dy pacientet kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit, janë intubuar dhe po trajtohen me frymëmarrje të asistuar.
“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.
LEXO EDHE:
I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person rreth 45 vjeçar
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje