Kryeministri Albin Kurti ka bërë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Para ndërtesës së Kuvendit, Kurti ka theksuar angazhimin e institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
“Bëjmë nderime për të gjithë të zhdukurit, me ç’rast edhe 1,555 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur. Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet po bëjnë përpjekje maksimale për zbardhjen e fatit të të dashurve tanë, të cilët u rrëmbyen të gjallë dhe u vranë nga forcat serbe të regjimit të Millosheviqit”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...
Kurti bëri homazhe te varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në...
Rama vlerëson kontributin e gjeneralit Timothy Orr në forcim...
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...