Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së punimeve për projektin “Rikonstruktimi i rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë – Malishevë”.
“Me rindërtimin e rrugës Kijevë-Malishevë, si Qeveri e Republikës së Kosovës po e bëjmë një investim tejet të rëndësishëm për banorët e Malishevës dhe të mbarë zonës së Llapushës, e më gjerë”, tha kryeministri në detyrë.
Kurti theksoi se, përtej lidhjes së pesë fshatrave përgjatë segmenti Kijevë – Malishevë, rruga u shërben në baza ditore 18 fshatrave të zonës.
Ai shtoi se kjo rrugë e zhbllokon potencialin zhvillimor dhe e ndihmon turizmin, sepse krahas banorëve do të përdoret edhe nga qytetarët jo vetëm nga Kosova që shkojnë për t’i vizituar Ujëvarat e Mirushës./Arbresh.info

Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...
Fitore Pacolli emëron drejtorin e Autoritetit Rajonal të Pel...
Delegacioni i DEA-s takohet me Policinë e Kosovës, diskutohe...
Spitali i Ferizajt jep detaje për rastin tragjik: Nëna e fos...