Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia jep detaje

09:21 | 7 Maj 2026
E.H

Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit Rexhë Brahimaj në në Gjakovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.

“Gjakovë 05.05.2026 – 02:20. Pas një pune hetimore në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Kujtojmë se të martën, policia ka njoftuar se viktima Rexhë Brahimaj është therur me thikë në orët e para të mëngjesit.

I njëjti ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ndërsa i dyshuari Q.S është dorëzuar në polici disa orë pas ngjarjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale