Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se ministrit britanik i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.
“Diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin Interflex”, ka shkruar Maqedonci.
“Në frymën e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona mike dhe aleate, ritheksuam përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë trajnimet, zhvillimin e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërinë ushtarake, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e ndërkombëtar”, tha Maqedonci./Arbresh.info
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...