Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfiskohen dy boksa të hekurit

09:07 | 7 Maj 2026
E.K

Një person është dërguar në mbajtje në Podujevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër person duke përdorur edhe mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Si pasojë e incidentit, të dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy boksa të hekurit, të cilët janë sekuestruar si prova materiale.

Podujevë / 06.05.2026 – 16:50. Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë viktimën mashkull kosovar. Lëndime trupore kanë pësuar palët e përfshira në rast të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy boksa të hekurit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Arbresh.info