Një person ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur.
“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala.Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...